Aksident i frikshëm në Athinë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona dhe një tjetër humbi jetën. Tragjedia ka ndodhur në agim në linjat e ISAP-it në lartësinë e stacionit Agios Nikolaos, mes një makine speciale bluarëse dhe një treni. Tre punëtorë u plagosën dhe u dërguan në spital, njëri prej të cilëve raportohet se ka humbur jetën.

Aksidenti ndodhi në linjën 1 në orën 04:05, kur makina speciale bluarëse që ishte nisur nga Kifisia kishte frena me defekt, për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar para se të përplasej përfundimisht me një tren tjetër. Punëtorët para përplasjes u detyruan të hidheshin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 

 

 

 

Read Previous

Xhafa kritikon sërish SPAK dhe BKH: Janë njerëzit më të paguar në vend! Riktheni drejtësinë

Read Next

FOTO/ Identifikohet personi që kreu sulmin vetëvrasës në Liverpool, ishte konvertuar në të krishterë