Agresioni ndaj grave nuk ka të ndalur…

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku në ambientet e një lokali në afërsi të “Ambulacës”, një person ka qëlluar me armë ndaj një vajze 20-vjeçare.

Në një prononcim për media drejtori i policisë në Vlorë, bën me dije se strukturat e policisë kanë neutralizuar në kohë autorin e krimit dhe e kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Drejtori i policisë bën me dije gjithashtu se vajza e plagosur është po merr kujdesin e nevojshëm në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

“Është marrë një telefonatë. Janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të ambulancës.

Falë reagimit të shpejtë të strukturave të policisë, të Forcave Shqiponja dhe shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes është bërë neutralizimi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri.

Është sekuestruar arma dhe personi aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Kemi një person të dëmtuar, e cila është një vajzë 20-vjeçe dhe aktualisht është në Spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh.

Read Previous

Ministri i brendshëm i një shteti terrorist, si Aleksandër Vulin, sulmon Albin Kurtin.

Read Next

Abdixhiku thirrje për bashkim kundër kërcënimeve serbe