‘Agjinia’ tashmë ka dhe përfaqësuesen e saj me fjalë!

Sociologjia e cila familjen e vendos në qendër të shoqërisë tashmë për shumëkënd nuk është më e pranueshme.

Levizjet me bazë gjinore si LGBT trasuan rrugën për përkufizime të reja për gjininë. Kështu që, u bë çmos që struktura shoqërore e cila pranonte se gjinia natyrale, qoftë nga krijimi qoftë sipas evolucionit përkatësisht sipas bindjeve, që pranonte gjininë femërore, gruan, dhe atë mashkullore, burrin si bërthamë të shoqërisë, të eliminohej si koncept. Por tani gjërat kanë evoluar akoma më shumë dhe para nesh ‘lajthitja’ na shfaqet një tjetër stad.

Tashmë askush nuk e ndien më nevojën që shoqërinë mbi baza grua-burrë ta zëvendësojë me termet, lesbikë, homoseksual, por po kalohet drejt e në një nivel akoma edhe ‘më të përparuar’. Në vend të kësaj, dita ditës shoqërisë po i kërkohet dhe imponohet më të gjitha ‘mjetet demokratike’ çrrënjosja e gjinisë!

Në këtë kontekst, në vazhdën e manipulimit po tentohet dhe propagandohet me të madhe se, ‘agjinia’ është një realitet historik. Sigurisht që, pagjinia, e cila në thelb është ideologjike, por që po i imponohet njerëzimit në një atmosferë “naive” si një formë jete apolitike apo mbiideologjike, është një sajesë dhe imponim nga lart poshtë! Mjafton kjo që të deklarohesh apo dalësh kundër “aseksizmit”, që po shfaqet tashmë si identiteti i ri për njerëzimin, që të të klasifikojne si pjesë kësaj kategorie, ‘i çmendur, dhunë me bazë gjinore’ etj…, kur ne fakt flitet për ‘agjini’.

Ajo që tregon se imponimi i tezës se, ‘agjinia’ është një trillim meskin është incidenti që ndodhi në Francë gjatë lançimit të kësaj teze. Le Petit Robert, një nga fjalorët më themelorë të frëngjishtes, ka futur në botimet e tij “përemrin aseksual”!

Le Petit Robert, frengjishtfolësit i prezantoi me nje fjalë/përemër të ri, ‘iel‘ një kombinim i përemrit të gjinisë mashkullore ‘il‘ dhe atij femëror ‘ elle‘. Megjithë kundërshtitë dhe kritikat ky hap u prit mirë dhe mori një mbështetje të madhe!

Diskutime dhe kritika të ngjashme u zhvilluan në 2016 kur Oxfordi hodhi në botim ‘përemrat aseksualë‘ Asokohe Oxfordi ‘zbuloi‘ një fjalë të re, të çuditshme, “Ze” për të personifikuar ‘aseksualitetin‘.

Është e ditur se proçeset e zhvillimit të gjuhëve e kanë bazën te fetë, kulturat, traditat, gjeografia, politika dhe shumë faktorë të tjerë. Megjithatë, nën dominimin e modernizmit apo post-modernizmit, e kaluara, tradita dhe historia janë të ekspozuara gjithnjë e më shumë rikonstruksioneve hegjemoniste.

Një gjë nuk është e qartë akoma se a është seksualiteti në Francë një normë e re apo e drejtë seksuale në një formë të re?

Përgatiti në shqip -©kumtari.al

Read Previous

28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!

Read Next

Tregim fundnëntori…