Afera e Veliaj me inceneratorin/ Manjani: Nuk është hetuar thuajse fare nga SPAK

Nga Ylli Manjani

Ja pra që çështja e inceneratorëve nuk është hetuar thuajse fare.

SPAK kishte dhe ka detyrë të nxirrte në sipërfaqe atë të padukshmen, sepse aty është e vërteta e kësaj çështje.

Me variantin tradicional, kap e fut në burg njerëz për presion dhe sajo akuza që të kënaqet populli dhe trashet në pushtet politika, nuk del e vërteta. Përkundrazi ajo varroset.

SPAK e bëmë për të hetuar atë të padukshmen e jo për të bërë prokurorinë tradicionale bolshevike.

Intervista e italianit tek Piranjat është provë flagrante që e vërteta është e nëndheshmja e jo ajo që serviret në SPAK dhe nga SPAK.

Italiani sot duhet të ishte dëshmitari kryesor i SPAK dhe jo i akuzuari sipas variantit tradicional…

Meqë ra fjala te varianti tradicional, përse Erion Veliaj nuk është në paraburgim si gjithë të tjerët?!

Jo detyrimisht për drejtësi, por për barazi para ligjit, me kaq sa i janë zbuluar Erionit duhet të ishte në burg.

Ata që janë në burg dhe/ose nën akuzë zyrtare për këtë çështje janë për thashetheme e aludime…

Për Erionin, krahas shkresës së firmosur, del edhe një dëshmitar që na tregon një aferë ku ai është prezent.

***

Por më interesantja e italianit ishte lidhja e Erionit me Ali Aliabadin e Iranit!

Me një Aliabad atje e një Alibashë këtu do të rruajë dhe zgjedhjet…!

Po ai muhabeti i hakerave të Iranit, qenka loja?!

Kush ishte “kundërofensiva” që i bëri Ai hakerave?! Dërgimi i Erionit të Tiranës për të blerë vjetërsirën në Rumani me paret e Aliut të Teheranit?

Uau, uau, uau…!

Siç kemi thënë jo pak herë, problemet tona nuk na vijnë nga Teherani as nga Irani, por thjesht nga Tirana dhe Tirani.

***

Në fakt ato “hackerat” nuk kanë nxjerrë asgjë interesante nga këto të botës së padukshme. Vetëm emaile zyrtarësh se ku prenotojnë pushimet.

Të gjitha të dhënat serioze i ka nxjerrë qeveria e patronazhistëve.

Read Previous

Megaskandali i Veliajt me inceneratorin/ Gazetari zbardh detaje

Read Next

Këlliçi: Kashari dhe e gjithë kurora e Tiranës do të marrin vëmendjen që meritojnë