Të rinjtë kërkuan nga SPAK të hapin hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe Erion Veliaj.
‘Në fokus të protestës sonë kemi aferën e tmerrshme të inceneratorëve pasi 80 mijë euro në ditë paguhen nga taksat tona për këtë skandal të qeverisë shqiptare. Protestë pas proteste ne do jemi këtu’, u shpreh njëra prej aktivistet.
‘I bëjmë thirrje SPAK për të hapur hetimet për kryekriminelin e Tiranës Erion Veliaj duke vjedhur dhe mashtruar qytetarët çdo ditë e më shumë ai nuk e ka vendin në këtë bashki por në burg. Jemi këtu për ti bërë thirrje SPAK që të hapë dhe të fillojë hetimet për këtë kryekriminel që rri në bashki që vjedh taksat dhe fondet’, u shpreh njëri nga të rinjtë .