Aeroportet e Europës pritet të përfshihen nga grevat, anulime fluturimesh

Some passengers waiting to board at Linate airport, Milan, Italy, 21 December 2020. Concerned about a new and more contagious strain of the coronavirus, the Italian government, like many other European countries, has imposed a ban on all passenger flights to and from Britain. ANSA / MATTEO BAZZI

Qytetarët që kanë plane për të fluturuar përmes qendrave kryesore në të gjith përfshihen nga ë Evropën rekomandohen të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit përpara se të udhëtojnë pasi pritet që në shumicën e aeroporteve të ketë greva.

Punëtorët në të gjithë Evropën janë të pakënaqur me normat e larta të inflacionit që nuk janë shoqëruar me paga më të larta nga punëdhënësit e tyre, duke çuar në greva dhe rrjedhimisht, në anulime dhe ndërprerje fluturimesh, raporton SchengenVisaInfo.com.

Raportohet se udhëtarët në shumë vende të Evropës, si Italia, Zvicra dhe Franca, me siguri do të hasin greva dhe shqetësime gjatë udhëtimeve të tyre, ndërsa aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu po përjetojnë probleme të ngjashme.

Francë

Kontrollorët francezë të trafikut ajror në aeroportin e Parisit Beauvais paralajmëruan se do të hynin në grevë, përfshirë Ryanair. Punëtorët në Francë po protestojnë kundër propozimit të reformës së Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64.

Suedi

Sindikata Suedeze e Punëtorëve të Transportit ka bërë thirrje për greva të sigurisë më 3 korrik, të cilat do të mbahen në të gjithë Aeroportin Arland të Stokholmit, Aeroportin Bromma Stokholm dhe Aeroportin Gothenburg-Landvetter.

Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet ndonjë negociatë për pagat, grevat do të vazhdojnë në datat 5, 7, 10 dhe 14 korrik, gjë që mund të ndikojë shumë në fluturime.

Itali

Linjat ajrore italiane, operatorët hekurudhorë dhe transporti publik pritet të bashkohen me shumë greva gjatë gjithë vitit dhe udhëtarët në vend këshillohen të kontrollojnë përpara se të udhëtojnë.

Gjermani

Aeroportet e Europës pritet të përfshihen nga grevat, anulime

Bisedimet e pagave me sindikatën EVG të Gjermanisë, e cila përfaqëson punëtorët e hekurudhave dhe transportit, kanë dështuar, duke çuar në thirrjet e sindikatës për shumë greva që pritet të zhvillohen gjatë gjithë vitit, duke ndikuar në shërbimet e trenave të Deutsche Bahn.

Nuk ka data zyrtare për greva, por anëtarët e sindikatave pritet të votojnë për një grevë të pakufizuar, e cila mund të fillojë në mes të korrikut.

Zvicër

Punëtorët e përfaqësuar nga Sindikata e Shërbimit Publik të Zvicrës filluan një grevë më 30 qershor, e cila mund të çojë në ndalimin total të fluturimeve. Kjo grevë, e thirrur për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat, u paralajmërua pasi kompania që menaxhon aeroportin ra dakord me planet për uljen e shpenzimeve për pagat.

 

Read Previous

OBSH ngre ALARMIN për ëmbëlsuesin artificial: Është kancerogjen!

Read Next

Thellohet kriza e mosgjetjes së punonjësve për transportin, serviset e mjeteve; Restorantet e baret po punësojnë pensionistë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *