Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, drejt ekstradimit nga Italia

Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, Giueseppe Ciaffaglione, është drejt ekstradimit nga Italia.

Sipas një dokumenti ekskluziv të siguruar nga CNA, ndaj Giuseppe Ciaffaglione-s, është zhvilluar një seancë gjyqësore në datën 8 mars në Gjykatën e Apelit të Catanias.

Ndërkohë, pritet që seanca e radhës të mbahet në datën 19 prill të vitit 2023.

Ekskluzive-Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës,

Guiseppe Ciaffaglione rezulton të ketë qenë aksioner me kuota të plota në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, por më pas ka shitur shumicën e tyre dhe aktualisht ka 19.99 % të aksioneve.

Ekskluzive-Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës,

Ekskluzive-Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës,

Ciaffaglione është i kërkuar nga SPAK-u në lidhje me aferën e inceneratorit në Tiranë, ai pretendon se për pagesa të kryera, i është falsifikuar firma, por nuk thotë se kush mund t’ia ketë falsifikuar. Ciaffaglione figuron të ketë qenë administrator i kompanisë, i akuzuar nga SPAK, por edhe aksioner i saj.

Ciaffaglione është një nga emrat kryesorë të aferës së inceneratorëve në Tiranë, një nga çelësat e saj pasi mund të hapë “Kutinë e Pandorës”.

Ai ndodhet në Itali, ku u arratis pasi SPAK-u e shpalli në kërkim.

Është aksioner i kompanisë “Geogenix”, e cila është mëma e “Integrated Energy BV SPV”, të inceneratorit të Tiranës, një kompani, e cila është nën hetim nga SPAK-u, për inceneratorin e Tiranës.

Tek inceneratori i Tiranës figuron Giuseppe Ciaffaglione në dokumente dhe aksionerë të tjerë të huaj, por bashkëpunëtorët kryesorë të tyre kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët CNA ka mundur t’i sjellë edhe me një foto në landfillin e Sharrës ku ndodhet Ciaffaglione, Zoto dhe Mërtiri. Të gjithë në kërkim i janë shmangur drejtësisë.

Ekskluzive-Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës,

Janë publikuar dokumente se si lidhet inceneratori i Elbasanit me atë të Fierit me Klodian Zoton, Stela Gugallen, Mirel Mërtirin dhe Tiranën ku taksapaguesit e varfër shqiptarë paguajnë 29 euro/ton dhe ndërkohë që gati 6 vite pas firmosjes së kontratës koncensionare në Tiranë ende nuk ekziston inceneratori.

Gjithashtu theksojmë faktin që pagesat për mbrojtjen e italianit që i ka ikur drejtësisë shqiptare, bëhen nga kompania “Geogenix” në Holandë.

E cilësuar nga SPAK-u si aferë korruptive, taksapaguesit shqiptarë paguajnë ende për një incenerator që nuk ekziston dhe me këto para paguhen gjyqet për personat që akuzohen si përgjegjës për skandalet korruptive./CNA

Read Previous

Berisha në Malësi të Madhe: Në 14 maj votojmë ndryshimin, votojmë rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri

Read Next

Këlliçi: Ndalimi i korrupsionit në bashki, sjell 60 mln euro më shumë