Administrata e Kuvendit nuk publikon emrat e 51 deputetëve që votuan kundr rezolutës për Sebrenicën

Kur panë Sali Berishën që e kaloi iPad-in në versionin “camera” dhe nisi t’i fotografojë me shpejtësi, disa i ngritën kartonat e kuq akoma më lart, kundër rezolutës për dënimin e genocidit në Srebrenicë. Pak të tjerë i hodhën me shpejtësi kartonat në tryezë.
Si për shembull, në fotot më lart, në njërin rast Olta Xhaçka, njësoj si ministrat e tjerë e ka ngritur kartonin e kuq kundër rezolutës që dënon genocidin serb në Srebrenicë. Pak sekonda më vonë, e ka ulur kartonin.

Ndoshta e kuptoi menjëherë kurthin ku ra grupi parlamentar socialist. Më pas Berisha i quajti një kope që sapo kishin zbatuar urdhrat e Vuçiçit.

Pjesa më e madhe ama, bënin gallatë me gëzimin fëminor të Berishës. As e morën vesh se me ato foto, ai kërkonte ta kishte sa më të plotë dosjen e një votimi, që do t’ia nxinte faqen secilit deputet shqiptar, që do të kishte refuzuar të dënojë genocidin serb.

Pak minuta më parë, Berisha ua kishte shpjeguar se genocidi në Bosnje është universalisht i pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. U kishte shpjeguar edhe pse konsiderohej si një ndër masakrat më të rënda në Ballkan dhe se shqiptarët si një popull i masakruar ndër shekuj, duhej t’i bashkoheshin dhimbjes së boshnjakëve.

Por mes socialistëve bien në sy të qeshurat e një loje për inat të Berishës, siç duket në videon më poshtë:

Lojtës Videosh

Ishte pas seancës, që nisën reagimet e para negative. Deri kur Rama u detyrua të shpjegojë se vota kundër, nuk kishte të bënte me gjenocidin në vetvete, por me Berishën.

Kryeministri dha disa versione për të shpjeguar qëndrimin e Partisë Socialiste, për të mohuar ndonjë ndikim nga Beogradi në lidhje me këtë qëndrim të Partisë Socialiste. Por ndërkohë Berisha i kishte kompozuar fotot që bënin bashkë deputetët socialistë me trupat e pajetë në varret masive të Srebrenicës. (Linku me poshte)

Edhe vetë deputetët duket se e kanë kuptuar më vonë peshën e votimit. Për t’ia hequr sadopak “njollën” e koordinimit me politikat e Serbisë u ka ardhur në ndihmë administrata e Kuvendit. Emrat e deputetëve që morën pjesë në votimin e 12 Majit nuk janë publikuar në faqen e internetit.

Në seksionin “Si kanë votuar deputetët” në faqen zyrtare të kuvendit, janë emrat dhe votat e të gjithë deputetëve në të gjitha votimet e tjera. Përveç votimit të parë, ku 51 prej tyre refuzuan futjen në kalendarin trejavor të rezolutës që dënon genocidin serb në Bosnje.

Fshehja e emrave të deputetëve socialistë nga faqja e kuvendit nuk përbën asnjë diferencë. Përgjegjësinë për votën e tyre e mori Edi Rama kur iu përgjigj Berishës për votimin në parlament. Megjithëse vetë, ai nuk mori pjesë në votim, duke qenë se ishtë në një takim me Vuçiçin në Bruksel./Lapsi.al

Read Previous

Në një javë policia ka vënë në pranga 179 persona prej të cilëve 35 ishin shpallur në kërkim.

Read Next

Ankimimi i Alibeajt/ Floriana Garo denoncon praktikën abuzive të gjykatës