Adi Krastën e mbronë emri i tij

Nga Muharrem Nitaj

Adi Krasta, ka qenë i armiqësuar me politikën në Shqipëri, por gjithmonë shumë mik me politikën në Kosovë. Aq armik i politikës së Tiranës, sa që nuk i gjendej derman justifikimit dhe edhe më hiç arsye për t’ia tumirë simpatinë, deri në admirim, për politikën e Prishtinës!!!

Dukej që admirimi i tij për politikanët e këtushëm, prej të parit e deri tek i fundit pa përjashtim, ishte njëjtësuar me admirimin për Kosovën, njejtë sikur dikur që ne, admirimin për Enver Hoxhën e kishim njëjtësuar më dashurinë për Shqipërinë.

Dhe ai ndosha kishte plotë arsye për të mos e bërë këtë ndarje, sepse ishte rritur me nipërit e tij (Maksimin, Luanin e Fatbardhën), që babë kishin Demlush Thaqin nga Gjakova, i cili kur kishte emigruar në Shqipëri e kishta marrë edhe Kosovën me vete, mu si Dervish Shaqa në kohën e tij.
Krastat e kishin Kosovën në shpi!

Bashkim Shehu, djali i Kryeministrit të vrarë shqiptar, Mehmet Shehut, vite më parë kishte deklaruar se vrasja apo vetëvrasja e babës së tij, kishte shkaktuar tragjedi për familjen Shehu, por kjo nuk ishte humbje për Shqipërinë.

Bashkim Shehu, e kishte aq të madhe kurajon intelektuale, sa që edhe postmortem e thoshte të vertetën për babën e tij.
Tamam si Sokrati që e donte Platonin, por të vërtetën më shumë!

E vërteta për Adi Krastën është se ai është njëri prej gazetarëve më të mirë gjithandej ku shkruhet e flitet shqip! Ndoshta ndër të rrallët që televzionin e njeh në shpirt. Prandaj përzgjedhja e tij për zv/drejtor të RTK, mund të jetë ngjarja më ë mirë që i ka ndodhur këtij mediumi në këto njëzet e sa vjet. Dhe prandaj duhet pasur atë kurajon intelektuale, që në rastin e Krastës, e vërteta të duhet më shumë, ani se mund ta keni ose jo mik. Mund ta duani, apo edhe ta urreni.

Që të jem i sinqertë me ju. Unë Adin e kam mik për krye-kreje (në Tiranë thonë mik për kokë), por “e vërteta e tij”, besoj unë, është e pacenueshme.

Jo se ai ka nevojë t’i vihem në mbrojtje, sepse atë e mbronë emri i tij, por sepse, pa modesti, është njerii e gazetar i jashtëzakonshëm.
Që ta vlerësoni njeriun, duhet të keni kohë edha ta njihni.

Atij veç një gjë nuk mund t’i ndodhë kurrë, që të bëhët megafon i politikës.
Asnjëherë!!!
Krasta i bën nder RTK-së!

Marrë nga facebook-u autorit

Read Previous

Performanca e mirë/ Cikalleshi pjesë e formacionit të javës në kampionatin arab

Read Next

Tragjedia në Nepal/ Një pasagjer i avionit që u rrëzua regjistroi vdekjen e tij