Adem Jashari, komandanti legjendar, lindi në një ditë si kjo!

Familja Jashari, familja e lirisë!

Teksa shqiptarët kudo që ndodhen kremtojë festën e pavarësisë së Shqipërisë, është me rëndësi të përkujtohet familja më heroike që ka njohur ky komb ndër vite, Familja Jasharajve.

Historia nuk njeh një tjetër familje të tillë në histori.

Epopeja e UÇK-së ka për simbol rezistencën heroike dhe të pa shembullt të Adem Jasharit dhe familjes së tij, në luftën për liri.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përqëndroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik.

Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikal, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.


SKENA E KRIMIT

Një breshëri e zgjatur arme qëlloi për vdekje Adem Jasharin, teksa ai ishte në oborrin e kullës.

I vetmi dëshmitar që e ka rrëfyer këtë moment është Besarta Jashari, personi i vetëm që mbeti gjallë nga ajo masakër:

Ademi lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes, vritet edhe Besimi.

Afër derës së podrumit ku ishim strehuar bie edhe Ademi, në përpjekje për të na mbrojtur. Të gjallë ishim vetëm unë dhe Kushtrimi.

E kam pa Ademin kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra”.

IDENTIFIKIMI I ADEM JASHARIT

Kur u bindën se familja Jashari ishte shuar e gjitha drejtuesit e operacionit u afruan te kulla dhe nisën të kontrollojnë gjithçka. Kontrolluan të gjitha kufomat të shpërndara sa andej këndej, por syri u kapi një vajzë të vogël që ende ishte e gjallë.

E plagosur dhe e shtrirë brenda kullës ushtrarët serbë, jo vetëm që nuk i dhanë ndihmë, por e morën dhe e nxorën në oborr. E afruan te kufoma e Adem Jasharit dhe e pyetën nëse ishte ai apo jo.

Përgjigjja e Besartës është epike:

Ky nuk është bali Adem, është një djalë prej Llaushe, Abdullah, i thonë. Ademi e Hamza,

nuk janë këtu…”.

FUNDI I BETEJËS

Besarta e ka përshkruar me detaje momentin e fundit të luftës.

“Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13-vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatik në dorë.

Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vetë fillova të shkoj te trupat e secilit duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë.

I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit, paradite.

DEKLARATA TË BUJSHME PËR VRASJEN

Bernard Kushner, ministër i Jashtëm i Francës “Nëse do të kishte çmim Nobel për sacrifice dhe për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij”.

Shekip Fazliu, bashkëluftëtar i Adem Jasharit:

I thamë se po vijnë shkjajtë. Reagimi i Adem Jasharit ishte shumë i qetë, aq sa na la përshtypjen nëse me të vërtetë ata po vijnë. Dëgjuam disa krisma që menduam se ishin sinjale për me lajmëru të disa luftëtarëve. Kur dikush nga familja i tha po vijnë shkjajtë, ai iu përgjigj duke lidhur lidhëset e këpucëve: Le të vijnë, le të vijnë se edhe unë kam me i pritë”.

Ata u martirizuan familjarisht, Adem Jashari, Hamëz Jashari, në atë që u quajt më vonë si Masakra e Prekazit, humbën jetën 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, përjashtuar vajzën e Hamëz Jasharit, Besartën (atëherë 10 vjeç), e cila shpëtoi, e cila u bë edhe dëshmitarja e vetme e këtij heroizmi të jasharajve.

1. Adem Jashari është simboli i rezistencës së popullit të Kosovës për të fituar lirinë dhe pavarësinë

2. Adem Jashari ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit, nga Prekazi i Drenicës

3. Kur lindi Adem Jashari, më 28 nëntor 1955, i ati, Shaban Jashari, e mbuloi djepin me flamurin shqiptar kuq e zi dhe e shoqëroi këtë me të shtëna pushkësh në ajër

4. Adem Jashari kishte arsim të mesëm, ndërsa i ati kishte punuar si mësues në zonën e Skënderajt

5. Adem Jashari bashkë me disa persona të tjerë nisën stërvitjen ushtarake në Shqipëri për organizimin e rezistencës me armë ndaj serbëve në Kosovë

6. Më 22 janar 1997 një bandë kriminale serbe kreu sulmin e parë ndaj familjes Jashari, por pas disa orë luftimesh u tërhoq pa arritur asnjë qëllim

7. Sulmi i dytë, më 7 mars 1998, ishte fatal. Edhe pse rezistenca ishte heroike, ushtria serbe vrau 27 anëtarë të familjes Jashari, duke përfshirë edhe Adem Jasharin

8. Personi i parë që u vra nga familja Jashari ishte bashkëshortja e Adem Jasharit, Adile Jashari

9. Personi i fundit që u vra ishte Kushtrim Jashari, 13 vjeç. Ai u qëllua teksa kishte në dorë një automatik

10. Më 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova u shpall shtet i pavarur, presidenti Fatmir Sejdiu e shpalli Adem Jasharin heroin e parë të Kosovës

Read Previous

S’ka tërheqje nga paketa fiskale, për fermerët do të kalohet në skema subvencionuese

Read Next

Napoleoni Teneqe, media angleze me nofkë të re për Macron