Abilekaj: Bandat e Veliajt po terrorizojnë qytetarët në mes të Tiranës, mediat po kërcënohen

Gazetari Enton Abilekaj denoncoi sot se bandat e Erion Veliajt po terrorizojnë qytetarët dhe mediat në mes të Tiranës.

Sipas tij, kur kjo ndodh me procesin zgjedhor në Tiranë, imagjino se çfarë ndodh në periferi.

“Në mes te Tiranes, bandat e Erjon Veliajt, me pushtetin e fituar si punonjës administrate, po terrorizojnë qytetarët. Policia bën sikur hutohet, mediat kërcënohen.

Po në periferi çfarë mund të jetë duke ndodhur? Po me bandat e çertifikuara? Po pajisjet e prishura?

Këtë e bëjnë kur sondazhet i nxjerrin fitues,” shkruan ai.

Read Previous

Dhunohet dhe nxirret nga qendra e votimit komisioneri i opozitës

Read Next

Shifrat/ Pjesëmarrja në votime deri në 11:00