Abazoviç ka një mesazh për Ballkanin në Ditën Ndërkombëtare të Punës

epa08691860 Deputy Dritan Abazovic, President Civic Movement United Reform Action and the leader of the coalitions ‘Black or white’ after the inaugural session of the National Assembly in Podgorica, Montenegro, 23 September 2020.. Lawmakers held the first session in the Montenegro parliament after the 30 August elections amid the spread of the coronavirus that causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke thënë se klasa punëtore e ndërtoi shtetin me të cilin ai qeverisë.

”Mesazhi i 1 Majit për rajonin: Lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësisë dhe dallimet mes nesh do të jenë gjithnjë e më pak”, ka shkruar Abazoviq, përcjell klankosova.tv.

”Ata që janë pro status quo-së, gjenerojnë të njëjtat tema – kisha, flamuri, nacionalizmat, përçarjet, ne jemi shoqëri e ndarë… Pse jemi shoqëri e përçarë? Të kontrabandosh kokainë dhe puro, a është kështu? Pse jemi shoqëri perçarëse, pse ju bezdisin serbët, te vidhni para nga qytetaret e Malit te Zi, te rrembeni lumenj dhe te ndërtoni mini-hidrocentrale për fëmijët tuaj, për këtë ju bezdisin malazezët, shqiptarët, boshnjakët?”.

”Unë mendoj ndryshe. do të doja që ky mesazh të përçohej në rajon, unë them – luftoni kundër korrupsionit, kundër njerëzve që vjedhin nga shteti, dhe do të shihni se si do të mblidhen kombet mes tyre, ose grupet fetare, ose njerëzit që kanë identitete individuale të ndryshme. Gjithnjë e më shumë. Por, pa drejtësi, kjo është e pamundur”, citohet të ketë thënë Abazoviq në një intervistë.

Read Previous

Berisha sfidon sërish Ramën: Të vijë në debat

Read Next

Foshnja e infektuar me HIV/ Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet