A janë të sigurta dhe progresive për jetën e njerëzve rrjetet sociale?

 

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook si edhe dy platformat në pronësi të së njëjtës kompani, Instagram dhe Whatsapp kanë dalë jashtë funksioni në pjesën më të madhe të botës.

Kompania njoftoi se ishte “në dijeni të probleme që disa përdorues kishin pasur për të aksesuar aplikacionin Facebook” dhe se po punonte për t’u rikthyer në normalitet.

Rënie sistemi në disa rajone është diçka normale që mund të ndodhin në mënyrë sporadike, por rënia në rang global është diçka vërtetë e çuditshme dhe që krijon panik.

Para disa kohësh Wall Street Journal ngriti pikëpyetje në lidhje me produktet e kopanisë që ka në pronësi Facebook etj.

Frances Haugen, e cila foli për emisionin “60 Minuta”, nxori në publik disa raporte që ajo pretendonte se i ka nxjerrë vetë kompania, ku evidentohen efektet negative që shkaktojnë këto rrjete sociale te njerëzit, veçanërisht instagrami tek të rinjtë, kryesisht vajza adoleshente.

Zyrtarë të kompanisë i mohojnë këto akuza dhe i quajti si pretendime të rreme dhe thonë se rrjetet sociale kanë patur një impakt të lartë pozitiv në jetën e njerëzve.

A janë të sigurta dhe progresive për jetën e njerëzve rrjetet sociale?

Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe.

 

Read Previous

Del ilaçi i ri kundër Covid/ Blihet në farmaci dhe shmang vdekjen

Read Next

“Lufta” e rrejteve sociale, rënia e Facebook, qari i Twitter