A i duhen publikut kaq shumë detaje nga një krim makabër?

Nga Kumtari
Ngjarja makabre ku një 8 vjeçar u dhunua dhe u vra nga një person me precedentë të mëparshëm penale ka krijuar një pështjellim të madh në rrjetet sociale.
Thirrje për vrasje, varje, linçim, një shfrenim i paparë shoqëror i cili nuk i shërben aspak reflektimit.
Media që rapotojnë me detaje makabritetin, raportim i cili sipas psikologeve, jo vetëm që nuk shërben për ndergjëgjesim, por jep efekt të kundërt, shërben si ndjellje për elementë të tjerë të cilët mund të jenë të fjetur, pasivë.
Është rast i përsëritur vazhdimisht ku ngjarje të tilla raportohen me detaje të panevojshme.
Në vend se të qëmtohet ku ka çaluar dhe ku është neglizhuar puna nga ana e institucioneve të zbatimit të ligjit.
Një shteti si ky i yni mund t’i interesojë që media dhe opinioni publik të merret dhe të rendë pas detajeve makabre të nje ngjarje të tillë, e cila vertet mund të sjellë klikime për mediat, të zhvendosë vëmendjen nga përgjegjësia shtetërore,  por është një dëm i tmerrshëm që bëhet në ç’edukimin e masës së gjerë. Media përveçse biznes ka edhe rol edukues në shoqëri, nuk duhet harruar e neglizhuar kjo.
Disa prej pyetjeve pas të cilave duhet të rendë media dhe opinioni publik i rrjeteve janë:
-A është dhënë dënimi maksimal për këtë person në rastin e parë, për një vepër kryer me herët nga ai?
Nëse jo, pse?
-Po në rastet kur, siç thonë banorët e fshatit, që e kanë denoncuar, pse nuk janë marrë masa për këtë person?
-Po insitucionet shteterore të psikologut a kanë qenë të perfshira në këtë ngjarje (hetimin) dhe cilat janë raportet e tyre?
-Po banorët të cilët shprehen se ky ka qenë një person problematik, kur kanë parë se institucionet shtetërore nuk u janë përgjigjur ankesave të tyre, përse nuk e kanë raportuar këtë fenomen në media me herët, por kanë bashkëjetuar me të?
Këto janë detaje të cilat ne mendojmë se i shërbejnë ngjarjes, dhe jo mënyrat e frikshme të raportimit se si u krye ai krim.
Ato janë detaje që i përkasin dhe ndihmojnë kriminalistikën, jo opinionin publik.
© kumtari.al

Read Previous

“As i vjetër, as i ri, jam thjesht lek”, BSH nis fushatën për ndryshimin e terminologjisë: Vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të

Read Next

Stuhia veriperëndimore e Paqësorit bën kërdinë në Kanada dhe SHBA