A do të jetë Nano pasues i Veliut?

Përflitet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të jetë shakarkuar nga detyra.

Veliu ka qenë prurje e ish-Ministrit të  Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.

I pyetur rreth kësaj ngjarje që pritet të kalojë jo në heshtje, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, por ka thënë se kjo gjë “do të merret vesh.

Gjithashtu përflitet se pasuesi i tij do të jetë Gledis Nano, aktualisht funksionar i Anti-Terrorit, të cilin e kanë me sy të mirë edhe Ambasadat në Shqipëri.

Read Previous

Mihajloviç uron Ibrahimoviçin: “për luanët si ju, koha që kalon nuk llogaritet…”

Read Next

Tensionet midis Azerbajxhanit dhe Iranit