65 mld lekë borxh ndaj qytetarëve, kompanitë e sigurimeve si gropa të zeza

Një kompani sigurimi supozohet të jetë një garanci dhe mbështetje për qytetarët të cilët paguajnë për sigurimin e pronave të tyre. Të paktën kështu propagandohet nga bizneset e tilla që operojnë në vendin tonë në këtë sektor, përmes materialeve prezantuese dhe atyre publicitare.

Megjithatë të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare – enti shtetëror që sipas legjislacionit në fuqi monitoron këto kompani – i tregojnë më shumë si “vrima të zeza”, që thithin paratë e klientëve dhe çedojnë në dëmshpërblimin e tyre.

Sipas raportit, kompanitë e sigurimeve kanë rreth 65 mld lekë detyrime të pashlyera ndaj klientëve deri në fund të Shkurtit 2023.

Lidhur me të dhënat ka reaguar dhe gazetari Granit Sokolaj, i cili e cilëson shumën “mjaft të madhe”.

“Rreth 6,5 miliarde lek (te reja), borxhi i kompanive te sigurimit ndaj klienteve te tyre deri ne fund te shkurtit 2023, sipas AMF-se. Duhet theksuar se, nje pjese e borxhit jane deme te miratuara te pagaguara ende, pra dosjet ‘flene’ ne sirtar, siç dhe ka dosje ne proces vleresimi apo ne procese gjyqesore. Gjithesesi, shume mjafte e madhe dhe asnjehere nuk eshte e qarte apo e publikuar se sa eshte vlera e papaguar nga kjo industri per dosjet e miratuara”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Read Previous

ZVA-të urdhëruan shkollat të shpërndajnë postimet e MASR, KQZ pranon denoncimin nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Read Next

“Toleranca zero ndaj korrupsionit”/ Këlliçi flet pas bujës së madhe me posterin