Ndahet çmimi Nobel në Mjekësi

Ndahet çmimi Nobel në Mjekësi për vitin 2021. Çmimi iu dha biologëve molekularë David Julius dhe Ardem Patapoutian.

Dy studiuesit e fituan Nobelin e këtij viti për zbulimin e receptorëve për temperaturën dhe prekjen.

Me anë të këtyre receptorëve truri i njeriut do të perceptojë temperaturat dhe mënyrën se si ndiehet dhimbja dhe kjo do të shërbejë për trajtimin e dhimbjeve kronike.

Thomas Perlman nga Komiteti Nobel tha se “në një vit kur pritej që çmimi t’i jepej të paktën njërit prej krijuesve të një vaksine COVID-19, ky u konsiderua si zbulimi më i rëndësishëm”.

Julius dhe Patapoutian

kumtari.al




 

Read Previous

Detaje të reja nga ulja e avionit në Kelmend

Read Next

“Foreign Policy”: Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023