(6) Majmuni Kiko rikthen në pune e- albania

Nga Lutfi Dervishi 

(6) Majmuni Kiko rikthen në pune e- albania

Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetës time. Pas dyshimit për grabitjen e arkave me banane në Portin e Durrësit, një dyshim tjetër akoma më ogurzi u vërtit rreth meje. Ndonëse jo zyrtarisht deri dje isha i akuzuari kryesor për bllokimin e -albania. Shteti digjital i shpallur më 1 maj 2022, ditën ndërkombëtare të punëtorëve digjital u rrëzua për tokë. Dyshimet kryesore ranë mbi iranianët. Dihet që iranianët kanë dërguar majmunin në hënë dhe na përdorin ne si pararojë të aktiviteteve të tyre ndaj Perëndimit.
Siç thotë dhe literatura bashkekohore, këto sulme janë komplekse dhe nuk është e qartë nëse duhen cilësuar akt lufte, akt agresioni, akt spiunazhi, akti vandalizimi digjital, akt sabotimi, apo akt çmendurie. Këtu menjëherë u shpall akt lufte dhe në këto raste të parët që kërkojnë janë “tradhëtarët”. Këtu kanë edhe një traditë që në fillim merren me “armiqtë e brendshëm”.
Për t’i paraprirë së keqes u futa vetë në kontakt me hakerat iranianë. Ndryshe nga njerëzit, ne majmunët jemi më të drejtpërdrejtë. U futa drejt e në temë:
çfarë kërkoni?
Kemi një listë me kërkesa m’u përgjigjen. E – Albania zhbllokohet vetëm pasi të na plotësohen kërkesat deri më një.
Lista e kërkesave ishte relativisht e gjatë. 10 kërkesa.
1. Kopje të kartave të identitetit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të lindur dhe banues në Shqipëri, si dhe shqiptarëve të lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë.
2. Datëlindjet.
3. Numrin personal të identifikimit.
4. Adresën e shtëpisë.
5. Adresën e vendit të punës.
6. Numrat e celularëve.
7. Të dhëna të hollësishme për makinat që përdorin shqiptarët. (targa, nr, i shasisë etj)
8. Rrogat.
9. Preferencat politike të shtetasve mbi 18 vjeç.
10. Listën e patronazhistëve.
Si shpërblim për këto të dhëna, hakerat iranianë më premtuan 30 milionë euro. Mund t’i dërgojmë edhe në bitcoin ose në një monedhë tjetër digjitale- më thanë.
Shkova menjëherë në SPAK dhe kërkova prokurorin që më merr në pyetje sa herë unë shpallem i dyshuar. Eshtë i njëjti prokuror që hetoi “leaks” e parë në prill të vitit të kaluar. I thashë që mund të zhbllokoja e-albanian, me kusht që të më jepte një kopje të të dhënave që u shpërndanë me ëhat’sapp në prill të vitit të kaluar.
Po pse ti nuk i ke këto të dhëna në ëhatsapp-in tënd- pyeti me qesëndi prokurori.
Jo, unë përdor viber.

P.S, Tani po pres shpërblimin 30 milionë euro nga qeveria iraniane dhe amnistinë fiskale nga qeveria shqiptare! Një pjesë të parave do t’i përdor për biznesin tim të ri të kanabisit mjeksor!

Read Previous

Ulet çmimi i vajit të lulediellit

Read Next

Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale