Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët influencohen nga gjithçka që i rrethon: bashkëmoshatarët, mësuesit dhe, pa dyshim, prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e së ardhmes.
Asnjë prind nuk është perfekt, megjithatë, toni i zërit me të cilin u flisni fëmijëve, mënyra si i perifrazoni fjalët ose etiketimet që u vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjate të padëshirueshme. Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.
Krahasimi i fëmijëve
Përdorimi i etiketimeve
Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prind e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij. Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve, aq sa ata fillojnë të besojë se vërtet janë dembelë ose budallenj.
Të japësh shembuj të bullizmit
Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferiore – dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodh, sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.
Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinë
Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë. Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet. Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi nga të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale./Class