30 mij euro për një pasaportë, goditet grupi i falsifikatorëve në Greqi/ Dhjetra policë të përfshirë

Divizioni i Punëve të Brendshme të Policisë Helene arrestoi 34 oficerë policie të martën, në kuadër të operacionit  policor për goditjen e grupit të falsifikatorëve të pasaportave. Hetimet e vazhdueshme zbuluan se grupi i falsifikatorëve u siguronte shtetasve të huaj, shumica e të cilëve me precedentë penalë, pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara, me çmime që fillonin nga 30 mijë euro.

Sipas Kathimerin, ky grup kishte qenë aktiv të paktën që nga 26 prilli 2013, i përbërë kryesisht nga grekë etnikë nga ish-BRSS, policë dhe nëpunës të tjerë civilë. Njëzet persona janë arrestuar, përfshirë nëntë policë aktivë, një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, një oficer i gjendjes civile, një avokat dhe tetë civilë. Shumica e oficerëve thuhet se janë të lidhur me stacionet e policisë në Atikën Perëndimore.

Raportet treguan se një 37-vjeçari me origjinë shqiptare, i vrarë në një pikë karburanti në rrethin e Pireut të Nikaias më 16 nëntor, i ishte lëshuar një letërnjoftim nga grupi në fjalë për të blerë biznesin.

©Kumtari.al 

Read Previous

Mblidhet kuvendi, Shehu thërret Ramën në interpelancë për “open balkan”

Read Next

Sebastian Kurz drejt tërheqjes së plotë nga politika