29 vjeçari shqiptar i jep fund jetës natën e ndërrimit të viteve, mbaronte dënimin në 2023.

Hands of the prisoner in jail

Një i dënuar shqiptar në Itali i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në burgun e Salernos, ndërsa lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet e policisë.

Shqiptari 29 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe vuajtjen në burg e përfundonte në vitin 2023.

Autoritetet e burgut thonë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa e gjetën trupin e pajetë të shqiptarit teksa ata ishin duke zhvilluar një kontroll nëpër dhomat.

riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital, por përpjekjet për ta kthyer në jetë ishin të kota.

I dënuari ishte i vetëm në qeli në momentin kur ka kryer aktin e vetëvrasjes. Kjo e ka lehtësuar atë për të ndërmarrë veprimin.

Mediat italiane raportojnë se vetëvrasjet e njëpasnjëshme në burg tregon sesi problemet sociale dhe njerëzore vazhdojnë, në burgje, përtej rënies së numrit të frekuentimit”

Read Previous

Situata e COVID-19 1 janar 2022

Read Next

Ronela Hajati reagon për kritikët : Kujt i plasi?/ Është e neveritshme dhe diabolike