22 Marsin 1992, koha e thërret përsëri!

Nga Tritan Shehu

22 Marsi 1992 , një ditë kur u vendos demokracia, kur u shemb ngrehina” e atij regjimi. Por fatkeqësisht – regjim ai që po “rilind” – vetëm një 22 Mars i ri mund ta ndalojë këtë regres. Një domosdoshmëri kjo, përballë instalimit të një autokracie të re si një shëmbëlltyrë e së kaluarës, e errët, lindore, primitive me krizën ekonomike, sociale, shpirtërore, vlerash, mungesën e lirive e të drejtave që dominojnë përsëri sot….si dikur.

Atëherë shqiptarët iknin nga malet, të kacavjerur mbi anije….Iknin me dhjetëra mijëra të rreckosur e të dërrmuar, sot përsëri, pavarësisht se tashmë ne shumicë, në sajë të viteve të demokracisë, ikin me pasaporta, avionë, valixhe në duar. Por përsëri ikin me dhjetëra mijëra për të gjetur jetën e dëshiruar e të merituar diku larg kësaj toke, që përsëri nuk u ofron asgjë!
Një eksod biblik ky…me çdo mjet! Një pjesë ikin edhe me gomone në stuhi, ikin të strukur në kamionë, të rraskapitur, veçse të ikin! Dhe ky vend po boshatiset….ashtu si deri më 22 Mars. Por ishte ajo ditë më tej, që filloi të krijonte shpresën, hapësirat e mundësitë.

Fatkeqësisht sot, megjithëse në një kontekst të ri, në thelb jemi përballë po atyre problemeve, padrejtësive, depersonalizimit të një populli si para 22 Marsit. Prandaj sot, duke kujtuar atë 22 Mars të 1992-it, veçse bindemi në domosdoshmërinë e ripërsëritjes së tij.

Read Previous

Nesër nis muaji i Ramazanit, Bujar Spahiu uron shqiptarët: Të lëmë mëritë dhe egoizmin, të synojmë harmoninë me njerëzit

Read Next

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçarja