1969, Viti kur Ujëvara Niagara thahet për herë parë në 12,000 vite

Më 1969, për disa muaj me radhë, përroi i ujit që vërshonte përgjatë Ujëvarës Amerikane, një nga tre ujëvarat që përbëjnë Ujëvarat e Niagaras, u reduktua pak më shumë se një rrëke uji.

Ujëvara Amerikane është e njohur për grumbullin e shkëmbinjve të përmasave të mëdha ose talus, në bazën e tij, si rezultat i një sërë rrëshqitjesh shkëmbore natyrore ndër vite. Në fund të viteve 1960, shqetësimet po rriteshin se rrëshqitjet e mëtejshme të shkëmbinjve mund të shkaktonin gërryerjen plotësisht të ujëvarës

Pamje nga ku Niagara duket thjeshtë një rrëke uji

Për të studiuar përbërjen gjeologjike të shkëmbinjëve të ujëvarës dhe për të parandaluar shkatërrimin e tyre të mundshëm, një komision i përbashkët amerikano-kanadez vendosi që të ndërpriste ujin, thante tërësisht ato për pesë muaj.

Diga e përkohshme mbi Ujëvarën Amerikane

Në qershor të vitit 1969, përgjatë tre ditëve më shumë se 1,200 kamionë zbrazën afërsisht 28,000 tonë mbushje shkëmbore në një digë artificiale në rrjedhën e sipërme të ujëvarës, duke devijuar rrjedhën e lumit Niagara larg nga Ujëvaraa Amerikane dhe drejt ujëvarës shumë më të madhe, ujëvara e Patkonjëve të Kalit.

Masiv shkëmbor në shtratin e Ujëvarës i grumbulluar prej shekujsh

Tashmë me një Ujëvarë e tharë për herë të parë prej shekujsh, Trupat e Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane filluan hetimin e tyre.

Ndërtimi i urës mbi Lumin Niagara

Gjatë kësaj kohe u gjetën dy kufoma që, – për disa vëzhgues, ky është një numër çuditërisht i ulët duke pasur parasysh historinë e aksidenteve dhe vetëvrasjeve të ndodhura në ujevarë.

Ndërkohë që inxhinierët ishin të fokusuar në studimin e shtratit të lumit për të hartuar dhe hetuar dendësinë, defektet dhe presionet e shkëmbit, turistë të ekzaltuar ngarendnin nëpër sipërfaqen e thatë, për të mbledhur monedha të hedhura në ujë ndër dekada.

Turiste te ekzaltuat duke mbledhur monedha në shtatin e Ujëvarës

Inxhinierët montuan instrumente për të monitoruar lëvizjet e shkëmbinjve në disa vende, bulona çeliku dhe kabllo u instaluan për të stabilizuar shkëmbinjtë rreth ishullit Luna dhe Ujevarës Bridal Veil dhe në disa pika të caktuara u shpuan disa vrima dranazhuese për të lehtësuar presionin hidrostatik.

Inxhinierët montojnë bulan çeliku dhe kabllo ne shkëmbinj

Ndërsa sa i përket shkëmbinjëve të rënë e të grumbulluar në bazën e ujëvarës, talusit, mendimi më i pranuar ishte që, ta lëmë aty ku e la natyra. Megjithëse inxhinierët pohuan se do të ishte më se e realizueshme heqja e tij, gjithsesi ata ranë dakord se do të ishte një përpjekje e kotë për një qëllim estetik.

Në 1969, diga artificiale mbi rrjedhën e sipërme të ujëvarës filloi të hiqet ngadalë, kështuqë Ujëvara Amerikane filloi sërish të gjëmonte.

Diga e përkohshme hiqet dhe uji sërish gjëmon në Ujëvarë

Nëse kthehemi akoma më pas në kohë, në 29 Mars 1848, ujëvara heshti për 30 orë pasi miliona tonë akull bllokuan burimin e lumit.

Gjatë asaj dite kur ujëvara ishte e thatë, disa banorë vendas shëtitnin dhe kalëruan me kuaj mbi shtratin e ujëvarës.

Banorë lokalë duke shëtitur në shtratin e Ujëvarës në 29 Mars 1848

Disa prej tyre rendën të mblidhnin suvenire, përfshirë bajoneta dhe sopata, që besohet se ishin aty që nga lufta e 1812.

Por ka mundësi që së shpejti ato të thahen sërish –  dy ura të vjetëruara mbi ujëvara duhen zëvendësuar, një punë që kërkon që ujëvara sërish të thahet.

kumtari.al/mashable.com/

Read Previous

Lëkundje tërmeti janë ndier në Tiranë

Read Next

Kush, ku fitoi?