11 automjete të përfshira, aksidentohet autobusi i linjës së Unazës në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës tek Ura e Tajvanit në kryeqytet. Një nga autobusët e linjës së Unazës është përfshirë në një aksident me një numër të madha automjetesh.

Deri më tani dyshohet se të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar kurse të përfshira në aksident janë të paktën 11 automjete.

Dy autoambulanca kanë mbërritur deri më tani në vendin e ngjarjes ndërsa nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se përplasja ka qenë e fortë pasi disa mjete, përfshirë këtu edhe autobusin e linjës së Unazës janë dëmtuar rëndë.

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Lajmi ne përditësim…

Read Previous

Rusia i përgjigjet pozitivisht planit kinez të paqes

Read Next

Fredi Beleri i përgjigjet Taulant Ballës